“Shkolla e Magjistraturës është zemra e sistemit gjyqësor”, deklaroi sot ambasadorja e Holandës në Shqipëri, Guusje Korthals Altes, tha gjatë seminari trajnues të mbajtur në ambientet e reja të shkollës së Magjistraturës.

Ajo tha se “ambasada jonë po mbështet qendrën hollandeze SSR për të bashkëpunuar me shkollën e Magjistraturës dhe Euralius në zhvillimin dhe zbatimin e programit fillestar dhe të vazhdueshëm të trajnimit”.

Të pranishmit në këtë takim theksuan bashkëpunimin e gjatë me SSR dhe bashkëpunimin e frytshëm me kolegët hollandezë.

“Mirënjohje për Shkollën e Magjistraturës, Euralius dhe SSR për punën që bëjnë për të përgatitur njerëz të kualifikuar në sistemin e drejtësisë në Shqipëri”, tha ajo.