Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka dhënë një mesazh të fortë për drejtësinë, teksa ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të magjistratëve të rinj.

Kryediplomati i BE ka deklaruar se nuk ka më keq se padrejtësia apo drejtësia e vonuar. Duke iu drejtuar magjistratëve të rinj, të cilët në të ardhmen do të jenë ushtrojnë detyrën e tyre në institucionet e drejtësisë shqiptare, Soreca është shprehur se “gjykatësit janë doktorët, që mund t’iu shpëtojnë jetën qytetarëve, në rrugën e drejtësisë”.

“Nuk ka më keq se padrejtësia apo drejtësia e vonuar. Gjykatësit janë si doktorët, që mund t’iu shpëtojnë jetën, në rrugën e drejtësisë. Ju duhet të jeni krenarë sot, por nuk duhet të harroni përgjegjësinë që ju pret nesër. Është një përgjegjësi shumë e madhe, që keni mbi shpatulla”, ka thënë ambasadori Soreca.