Ish-ambasadori i Shteteve të Donald Lu, në prag të largimit nga Shqipëria ka përcjellë sërish mesazhe të forta sa i përket luftës kundër krimit, “peshqve të mëdhenj” dhe sfidat që janë përpara.

Në aktivitetin e organizuar sot nga Ministria e Brendshme,  Lu tha se është bërë shumë në këto 8 muaj kundër krimit por nevojitet ende shumë punë.

Shumë ka ndodhur në 8 muaj, e shumë ka mbetur për tu’ bërë. Shqipëria mbështeti arrestimin e trafikantit të madh Met Kanani në Turqi, më pas banda e tij u arrestua në Shqipëri.

Policia mbështeti sekuestrimin e 613 kg kokainë dhe arrestimin e Arbër Çekaj në Gjermani.

Disa anëtarë të bandës së tij janë arrestuar dhe do arrestohen të tjerë. Hetimi penal kundër ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla vazhdon.

Shumë aktivitet për një periudhë të shkurtër kohe por duam rezultate konkrete. Duam që peshqit e mëdhenj të ndiqen penalisht, të dënohen dhe futen në burg.

Ky do ishte sukses. Dua të theksoj një dështim të qeverisë dhe policisë, arrestimin e Klement Balilit. I bëjmë thirrje që të vazhdojnë luftën kundër krimit të organizuar pa mëshirë”, deklaroi Lu.

Kjo do të sjellë krijimin e shpejt të KLP, SPK-ut dhe BKH. Ne kemi konfirmuar burimet. Kokat e krimit duhet të kenë frikë dhe drejtësia për ta po vjen”, u shpreh Donald Lu.(TemA)