Ka përfunduar takimi i kryedemokratit Lulzim Basha me diplomatët e SHBA, Gjermanisë dhe Bashkimit Europian. Ky takim i kryeopozitarit Lulzim Basha me ambasadorët ka zgjatur rreth 90 minuta, ndërsa zbulohet se tema kryesore ka qenë refoma zgjedhore dhe situata politike në tërësi.

Në selinë e PD-së ishin të pranishëm e ngarkuara me punë e SHBA Leyla Moses-Ones, ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf si dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca.