Ambasada turke në Tiranë bën me dije se në zbatim të udhëzimit të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan për ndërtimin e 500 banesave në Shqipëri, zhvilloi takimin e dytë me delagacionin shqiptar të kryesuar nga Ministrja e Kultures Elva Margariti.

Gjithashtu ambasada përmes një njoftmi në faqen e saj zyrtare në facebook bën me dije se në takim u vendos të përcaktohet toka e përshtatshme për 500 shtëpi që do të ndërtohen.

“Delegacioni ynë i përbërë nga Drejtoria e Administrimit dhe Banesave Publike kryesuar nga Ambasadori Yörük, në zbatim të udhëzimit të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan për ndërtimin e 500 banesave në Shqipëri, zhvilloi takimin e dytë me delagacionin shqiptar të kryesuar nga Ministrja e Kultures znj. ElvaMargariti.

Në takim u vendos të përcaktohet toka e përshtatshme për 500 shtëpi që do të ndërtohen.”– shkruan ambasada teksa poston foto nga takimi.