Ambasada e SHBA ka bërë këtë mëngjes një njoftim të rëndësishëm për të gjithë të interesuarit për Lotarinë Amerikane.

Mes të tjerash ambasada shpjegon se aplikuesi duhet të vendosë të dhënat e pasaportës së paskaduar në aplikimin fillestar.

“Aplikuesi kryesor i Programit të Lotarisë duhet të vendosë të dhënat e pasaportës së paskaduar në aplikimin fillestar. Nëse pasaporta juaj skadon pasi të keni kryer aplikimin dhe ju përzgjidheni, rekomandojmë të ruani një kopje të pasaportës së vjetër, nëse do t’ju kërkohet gjatë procesit. #pyetanen|”, shkruhet në njoftim