4 maj 1939 – Lindi në Jerusalem një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore, Amos Oz. Veçse një njeri i letrave, Oz ishte kurdoherë një avokat i zëshëm i paqes mes Izraelit dhe Palestinës. Lidhja e ngushtë e lexuesit me Amos Oz dëshmohet nga përkthimi i librave të tij në mbi 45 gjuhë të botës.

4 maj 1953 – Shkrimtari i njohur, Ernest Hemingway vlerësohet me Çmimin Pulitzer në letërsi për veprën “Plaku dhe Deti”. Një vit më vonë për të njëjtin libër ai u vlerësua me Çmimin Nobel. Sipas Hemingway-t, “Plaku dhe Deti” është romani më i bukur që ka shkruar.

4 maj 1967 – U nda nga jeta ekonomisti, përkthyesi dhe shkrimtari, Dhimitër Pasko i njohur me emrin e penës si Mitrush Kuteli. Në veprat e tij dallohet natyra e realizmit magjik e karakterizuar nga një rrëfim i shkëlqyer. Meritë tjetër e Kutelit është themelimi i prozës moderne shqipe së bashku me Ernest Koliqin.

4 maj 1979 – Margaret Thatcher bëhet e para grua që zgjidhet kryeministre në Britaninë e Madhe, post të cilin e mbajti për 11 vjet. Për reformat e saj të guximshme që sollën ndryshim në ekonominë dhe politikën britanike ajo u quajt Zonja e Hekurt. (Lexo.al)