26 prill 1514 – Astronomi dhe matematikani, Nicolaus Copernicus (Nikola Kopernik) bën vëzhgimet e para të plantetit të Saturnit. Ai ishte i pari që arriti në përfundimin se dielli ishte i palëvizshëm në qendër të universit dhe toka sillej rreth tij.

26 prill 1889 – Lindi filozofi austriako-britanik, Ludwig Wittgenstein. Mendimin e tij filozofik ia kushtoi rolit të mendjes, gjuhës dhe logjikës. Sipas Wittgenstein gjuha fsheh mendimin, ashtu si rrobat fshehin trupin. Fjala si formë e jashtme është ndërtuar në atë mënyrë që nuk e lejon trupin mendjen të shihet.

26 prill 2012 – Vendosi të largohej para kohe nga kjo jetë publicisti, shkrimtari, përkthyesi dhe aktivisti i mirënjohur, Ardian Klosi. Për intelektualin Dani, përkthimi ishte një mundësi për të bashkëjetuar me të tjerë që i zgjidhte vetë dhe që kurrësesi nuk pranoni rrugë tjetër, për aq sa kishte frymë, veçëse të jetuarit me të vërtetën. (Lexo.al)