Xhemi Shehu është një ndër “fanset” më të mëdha të fotove të Arbana Osmanit, dhe këtë e tregon sa herë që ajo publikon ndonjë.

Duke qenë shoqe të ngushta, çdo foto e Arbanës pëlqehet dhe komentohet nga Xhemi dhe këtë e kanë vënë re edhe fansat e moderatores.

Njëri madje shkoi deri aty sa t’i kërkojë llogari Xhemit se përse i bën “like” fotove të Arbanës kur ajo nuk i bën asnjë “like” fotove të saj!

Megjithatë i riu nuk gjeti gjuhën e duhur pasi e thirri “Xhemile”, Xhemin, dhe kjo e fundit nuk ndejti duarkryq!

“Aman mi Xhemile po si nuk pashë një foto të Arbanës pa like-n tënd, kurse Arbana fotot tënde pothuajse kurrë, pse kështu?”, e pyet komentuesi.

“Të falet Naze se me syze je”, ia kthen menjëherë moderatorja.