Pas finalizimit me sukses të evakuimit të Alvinit 9-vjeçar nga kampi i shtetit islamik në Siri ka reaguar edhe kryeministri italian Giusepe Conte. Me anë të një reagimi të gjatë Conte falenderon shtetin shqiptar për bashkëpunimin dhe organizatat që ndihmuan në shpëtimin e jetës së 9-vjeçarit shqiptar. Nga ana tjetër Conte thekson se e ka ndjekur hap pas hapi operacionin e vështirë dhe kompleks për shpëtimin e Alvinit dhe se ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me kryeministrin Rama.

Reagimi i plotë i kryeministrit Conte:

“Kthimi i Alvinit në shtëpi është një nga ato histori që ju mbush zemrën me lumturi. Fëmija shqiptar, për vite me radhë në një kamp refugjatësh në Siri, në orët e ardhshme më në fund mund të përqafohet nga babai i tij i cili po e pret në Itali.

Kjo është arsyeja pse unë shpreh falënderimet e mia të përzemërta për të gjithë autoritetet italiane dhe shqiptare, për organizatat humanitare, që kanë bashkëpunuar për këtë operacion kompleks, në një zonë aq të vështirë sa ai sirian.

Faleminderit edhe për ato media që kthyen në qendër të vëmendjes historinë e Alvinit të vogël. Qeveria italiane ka bërë gjithçka që është e mundur për lirimin e tij. Unë personalisht ndoqa këtë ngjarje, i informuar vazhdimisht dhe në kontakt me kryeministrin shqiptar Edi Rama.”