Një takim i mbajtur mes Fatmir Mediut, Dashamir Shehit, Vangjel Dules, Agron Dukës, Nard Ndokës dhe kryediplomatit të BE-së, që mesa duket ka ndryshuar shumë nga qëndrimi i tyre për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve, aq sa nga ish-kryeministri Sali Berisha është paralajmëruar për përplasje civile si në ’97-ën. Aleatët pas takimit thanë se kanë vendosur t’i kërkojnë presidentit Ilir Meta të ndërhyjë për zgjidhjen e kësaj krize, duke ulur në një tryezë mazhorancën dhe opozitën.

Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe ish-kryeministri Sali Berisha, duket se do të mbeten të vetëm në vendosmërinë e tyre për të penguar me çdo kusht mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor 2019, përsakohë kryeministër është Edi Rama. 5 nga aleatët që firmosën koalicionin opozitar zgjedhor dy ditë më parë, këtë të enjte takuan kreun e delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca.