Lëvizja Vetëvendosje, përmes një njoftimi të shpërndarë mediave ka lajmëruar se me rastin e fitores së Albin Kurtit në Kosovë në zgjedhjet e fundit parlamentare, do të organizojë festime në Tiranë.

Në njoftim thuhet se sot në darkë organizohet një aktivitet me rastin e kësaj fitoreje ku do të jetë i pranishëm edhe vetë Albin Kurti.

“Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE në Shqipëri ju fton të na bashkoheni në Tiranë në mbrëmjen festive që organizojmë për të shënuar fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE në Kosovë.

Në këtë aktivitet i ftuar nderi është Kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili do të mbajë edhe një fjalë rasti.

Ju mirëpresim sot e diel, më 20 tetor, ora 19:00, tek Bar Kinema Millenium, pranë “pedonales” në qendër të Tiranës”, thuhet në njoftim.