Nëse ishit mësuar ta shihnit Albana Osmanin me flokë të errët, duhet të dini se ajo nuk është më brune! Me ardhjen e vjeshtës, si të gjitha vajzat VIP të showbiz-it edhe Albana ndryshoi look.

Tashmë ajo është një kokëkuqe seksi dhe pamjen e re e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram. Albana ka publikuar një video teksa shfaqet në makinë duke kënduar, ndërsa të gjithë kanë vënë re ndryshimin.

Menjëherë ndjekësit që e kanë komplimentuar moderatoren për pamjen që i ka pëlqyer shumë. Duhet ta pranojmë, Albana duket yll me flokët e reja!