Nga Çapajev Gjokutaj 

Marr vesh se shumë nga të njohurit e mi në Tiranë e kanë kaluar një pjesë të mirë të natës në rrugë, të gjithë pa përjashtim, me foshnja e me pleq.

Shkak qenkan bërë disa portaleve që njoftonin se një sizmolog grek paskësh parashikuar që në mesnatë do binte një tërmet 6 ballësh. Nuk mjaftoheshin me përcjelljen e këtij lajmi të rremë, por u bënin thirrje banorëve të mos rrinin në shtëpi.

Alabakë kemi patur gjithnjë, por me sa duket tani alabakëria nuk është vetëm në rrugë. Ka vërshuar edhe në portale.

Ndjesë për gjuhën, por portale të tilla janë port’halé a, më shqip akoma, portë qenefesh.

Kurse ata që i drejtojnë meritojnë të quhen thjeshtë halexhinj. Edhe një herë ndjesë🙊