Ministria e Bujqësisë dhe institucionet ne varësi, me fillimit e sezonit turistik, i kanë intensifikuar masat dhe aksionet për garantimin e sigurisë ushqimore në vend.

Në këtë kuadër, AKU-ja i ka shtuar më shumë aksionet dhe kontrollet për produktet ushqimore dhe njësitë tregtare, veçanërisht ne zonat bregdetare, ku dhe numri i pushuesve është më i madh.

Mbrëmjen e ditës së djeshme, në kuadër të këtij aksioni, AKU Sarandë, në rrugën nacionale Sarandë -Ksamil, vendi i quajtur Manastir, ka bllokuar një sasi prej 86 kg peshk, i pashoqëruar nga dokumentacioni përkatës.

Nga kontrolli rezultoi që si fatura dhe kuponi tatimor i paraqitur trupës së inspektorëve të AKU-së ishin fiktive. Sasia e konfiskuar ndodhej në automjetin me targë AA 231 EJ dhe dyshohej se vinte kontrabandë nga Greqia.

Subjekti u gjobit me 100000 lekë. Menjëherë u krye bllokimi dhe asgjesimi i sasisë së konfiskuar, njofton ministria. Më parë, AKU ka bllokuar edhe sasira të mëdha mishi, me origjinë kryesisht nga Brazili. j.j