Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka mbyllur 4 biznese pasi zhvillonin aktivitetin e tyre në kundërshtim me ligjin.

Bëhet e ditur se është mbyllur dhe gjobitur me 2,200,000 lekë “Fish Store/Markata e Peshkut” në rrugën ‘Don Bosko’ pasi ishte regjistruar në QKB si “Fast Food” por funksiononte si restonat. Konkretisht, ky biznez është gjobitur me 2,000,000 lekë për mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti; 200,000 lekë për veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit, e për pasojë edhe mbyllje të aktivitetit.

Ndërkohë në Spille është bllokuar një tjetër restorant pasi ushtronte aktivitetin e tij i papajisur me licencë për veprimtarinë përkatëse (kategoria II.1.A), si dhe nuk dispononte manualin/planin e vetëkontrollit. Për këtë arsye ai është mbyllur nga AKU dhe gjobitur në masën 2,200,000 lekë. Gjithashtu, janë gjobitur edhe dy magazina ushqimore në Lushnje.

“Subjekti “Ilmi Sinani” me aktivitet “Magazinë Ushqimore”, Lushnjë, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse, pa patur dhe zbatuar sistemin e gjurmueshmërisë dhe pa manual vetëkontrolli. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:Gjobë me vlerën 1,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),Gjobë me vlerën 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),Gjobë me vlerën 100,000 lekë (mungesë të manualit të vetëkontrollit)Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit, deri në licencimin e tij. Subjekti “Novruz Uka” me aktivitet “Magazinë Ushqimore”, Lushnjë, vijonte të ushtronte aktivitetin duke mos zbatuar detyrat e lëna me parë për përmbushjen e kërkesave ligjore, pa licencë përkatëse për aktivitetin, pa sistemi gjurmueshmërisë dhe pa planin/manualin e vetëkontrollit. Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

Gjobë me vlerën 1,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),Gjobë me vlerën 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),Gjobë me vlerën 100,000 lekë (mungesë të manualit të vetëkontrollit) Gjobë me vlerën 10,000 lekë për mosplotësimin e detyrave të lëna për plotësimin e mangësive ligjore, Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit, deri në licencmin e tij”, njofton AKU-ja.