Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja ështëm shumë aktiv në rrjetet sociale.

Ai herë pas here publikon foto të ndryshme, ku ndan edhe mendime rreth aktualitetit në Shqipëri.

Ndryshe nga herët e tjera, ditën e sotme Rezarti ka rrëfyer historinë e nënës së tij, e cila ka mundur të fitojë betejën me kancerin e gjirit.

Veleshnja ka postuar foton e kirurgut dhe e ka falenderuar publikisht atë që arriti t’i shpëtonte jetën nënës së tij.

‘Sot mendova ta ndaj me ju edhe pse mund te duket pak e cuditetshme por gezimi qe kam ma lejon kete! Pas nje lufte me kancerin e gjirit qe nena ime kaloi arrita te kuptoj se jakat e bardha shqiptare jane me te aftet ne bote jam krenar per kirurget Shqiptar. Ky eshte Helidon Nina, nje nga kirurget me te mire i cili shpetoi edhe jeten e nenes sime! Te jam mirenjohes! Zoti te bekofte ty edhe familjen tende!’, shkruan Rezarti në Instagram.