Në ditët e fundit të javës së kaluar juristja e njohur Eni Çobani u përfshi në një aksident të rëndë me makinë, nga i cili fatmirësisht nuk pati të lënduar. Siç u bë me dije, makina në të cilën ajo udhëtonte doli nga rruga dhe u rrokullis 20 metra në një përrua. Ka qenë moderatori i “E Diela Shqiptare”, Ardit Gjebrea, i cili ka bërë një dedikim për zonjën Eni dhe ka reflektuar mbi aksidentin që ajo pësoi.

“Të mendosh se çfarë aksidenti kalove Eni Çobani… u rrokullise disa herë me makinë – natën, borë, mbi 20 metra në fund… në përrua. E çfarë jemi? Vetëm kalimtarë në këtë botë ku shpesh na zë sytë ligësia dhe intriga, e keqja dhe thika pas shpine! Zoti nuk të mori pranë vetes këtë herë, por të la me ne e dashur Eni. Faleminderit. Ndërkohë sot në mëngjes isha në banesat e përjetshme tek prindërit e mi, e rëndësishme ishte që nuk harrova sapo ika prej aty siç ndodh rëndom dhe uroj ta kem prezent vendin e të gjithëve edhe nesër, pasnesër… Më shërben të perceptoj ndryshe, të sillem ndryshe!”, shkruan Arditi në Instagram.