Një aksident ka ndodhur para pak minutash në superstradën Lezhe-Laç, prane Fushe Milotit.

Nga informacionet paraprake bëhet me dijeni se janë përplasur dy automjete dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, burrë e grua, të cilët janë nisur drejt Spitalit Ushtarak në gjendje të rëndë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbëriti policia dhe po punon për zbardhjen e rethanave të këtij aksidenti të rëndë.

Nuk dihet ende shkaku i ngjarjes, teksa policia ka nisur hetimet dhe pritet te jape te dhena shtese per aksidentin.