Kryeqyteti indian, i cilësuar dy ditë më parë nga guvernatori Kejriwal si “një dhomë gazi”, u zgjua sot, për të pestën ditë radhazi, i mbuluar nga një smog rekord.

Shumica e fluturimeve në aeroportin ndërkombëtar “Indira Gandhi” janë devijuar drejt aeroporteve të tjera dhe ato në nisje janë vonuar ose anuluar.

Kryeqyteti indian prej 20 milionë banorësh përballet çdo vit me episode të ndotjes së ajrit si pasojë e qarkullimit të automjeteve, mbetjeve industriale dhe djegies të të korrave për të pastruar fushat bujqësore.

Treguesi AQI, që mat përqendrimin e ndotjes në ajër, i verifikueshëm në kohë reale në faqen e internetit www.aqicn.org, ka prekur mesatarisht nivelin e alarmit të kuq prej 625 mikrogramë për metër kub ajër, ndërkohë që në disa zona të qytetit si rajoni i Bawanas, një nivel apokaliptik prej 999 mikrogramë për metër kub ajër është regjistruar.

Nivelet e grimcave të rrezikshme në ajër thuhet të jenë 20 herë më të larta se maksimumi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.