Lionel Messi bëri gjithçka që të shpëtonte Ousmane Dembelen nga kartoni i kuq në ndeshjen mes Barcelonës dhe Sevillas e cila përfundoi me rezultatin 4-0 në favor të skuadrës katalanasve.

Anësori francez i Barcelonës u ndëshkua me kartonin e kuq pasi i kishte thënë gjyqtarit Miguel Antonio Mateu Lahoz “je i keq, je shumë i keq”.

Por, kapiteni Messi iu afrua gjyqtarit, bashkë me lojtarët e tjerë të Barcelonës, për të tentuar ta sqarojnë keqkuptimin. Argjentinasi i tha gjyqtarit se francezi nuk di të shprehet shumë mirë në gjuhën spanjolle.

“Nuk di të flasë! Nuk di të flasë mirë spanjisht!”, pretendoi Messi.

Përveç që e kishte mbrojtur Dembelen, pamjet e siguruara nga televizione spanjoll “Cuatro” tregojnë se edhe vetë Messi e kishte quajtur Lahozin “të keq”.

Ky gjest Dembeles mund t’i kushtoj edhe më gjatë pasi Disiplina mund ta pezullojë për disa ndeshje duke rrezikuar edhe pjesëmarrjen në “El Clasico”.