Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si Fifi, është në qendër të lajmeve rozë për thashethemet për një lidhje dashurie me Flori Mumajesin.

Fifi dhe Flori i kanë ushqyer thashethemet duke mos e mohuar asnjëherë mundësinë e të qënit të lidhur bashkë. Së fundmi, ajo iu është përgjigjur pyetjeve të fansave në rrjetet sociale, ku njëri e pyet se çfarë është Flori për të. Fifi i është përgjigjur: Ah me e dit ti…

Postimi i Fifit
Ndër “Kujt i beson më shumë në këtë botë me sy mbyllur dhe nuk ke frikë se të tradhëton jashtë familjes?”- ka shkruar një tjetër fans.

Ndërsa Fifi i kthehet: “Është vetëm një njeri, po s’po ua them emrin se bëhet e madhe”- ka thënë ajo duke hedhur prapë dyshime se i beson vetëm Florit.