Zhytësi Kevin Schmid po bënte një ekspeditë në brigjet e Cape Town, kur papritur është gjetur kokë më kokë më një peshkaqen blu.

Krijesa i është afruar shkencëtarit shumë pranë dhe i ka preku maskën.

Gjesti, aspak agresiv, mund të duket edhe si një puthje nga kafsha. Peshkaqeni më pas është larguar duke lënë mosbesues zhytësin, i cili pas disa sekondash stepje, ka vazhduar punën e tij.