Prokuroria ka kërkuar kohë shtesë për hetimet e çështjes CEZ. Hetimet për këtë çështje kanë mbetur “peng’ i dëshmisë së biznesmenit Nue Kalaj.

Shtetasi Nue Kalaj është në kërkim nga autoritetet kosovare.

Institucionet e Kosovës bëjnë me dije se ai nuk është marrë ende në pyetje.

Për çështjen e privatimit të OST u ngrit edhe një komision hetimor parlamentar, në përfundim të punës së të cilit socialistët deklaruan se procesi ishte fiktiv dhe fituesi i paracaktuar, ndërsa buxhetit të shtetit i ishte shkaktuar një dëm me vlerë 414 milionë euro. (Lexo.al)