Ardit Gjebrea është një nga moderatorët më të dashur për publikun. Gjebrea ka zgjehdur që të jetë i hapur me ndjekësit e tij duke prezantuar herë pas here dhe familjen. Ai ka treguar me anë të fotove dhe videove se është një baba i shkëlqyer.

Ai ka dy fëmijë Jonin dhe Anën, dhe është shumë i lidhur me të dy. Djali i Arditit jeton në SHBA dhe pas pushimeve verore sot i është dashur që të largohej sërish.

Foto e publikuar nga Gjebrea


Këtë çast moderatori e ka ndarë në mediat sociale, duke postuar një foto të djalit dhe të vajzës që janë të përqafuar, pasi nuk ndahen dot nga njëri-tjetri.

“Ai momenti kur përcjell vëllain në aeroport dhe nuk ndahesh dot…”, shkruan Gjebrea mbi foton ku shfaqen dy fëmijët e tij duke u përqafuar.