Kina ka thirrur ambasadorin e Gjermanisë në Pekin pas një takimi mes aktivistit nga Hong Kongu Joshua Wong dhe Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë Heiko Maas, duke e deklaruar se takimi do të dëmtonte marrëdhëniet dypalëshe.

Ambasadori kinez u tha gazetarëve në Berlin se takimi, “do të ketë pasoja negative në marrëdhëniet dypalëshe dhe se Kina do të reagojë”.

Aktivisti Wong mbërriti në Berlin dhe u prit nga Maas. Diplomati kinez tha se edhe ligjvënësit gjermanë e kishin pritur Wong.

Nuk ka patur reagim të menjëhershëm nga Gjermania, ndërsa mosmarrëveshja vjen disa ditë pasi Kancelarja Angela Merkel u kthye nga një udhëtim në Kinë. Angela Merkel tha pas kthimit se u kishte thënë udhëheqësve kinezë se mbrojtja e të drejtave të njeriut ishte e domosdoshme.

Kina ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore për nxitje të trazirave në Hong Kong. Protestat që në disa raste kanë qënë të dhunshme gjatë disa muajve të fundit u shkaktuan si rezultat i një projektligji për të lejuar ekstradimin e personave të akuzuar në Kinë. Por që nga ajo kohë, aktivistët i kanë zgjeruar kërkesat e tyre, ndërsa tani ata po bëjnë thirrje për demokraci dhe që udhëheqësit komunistë të Kinës të mos ndërhyjnë në punët e Hong Kongut.

PS/ Wong Chi-fung Joshua është një aktivist kinez student nga Hong Kongu, sekretar i përgjithshëm i partisë Demokratike Demosistō dhe themelues i grupit studentor ‘Scholarism’.