Artistët më të pëlqyer të momentit në Shqipëri, Flori Mumajesi dhe Fifi kanë dhënë disa shenja që po i bëjnë të gjithë të dyshojnë nëse janë miq apo dicka më shumë.

Pak momente pasi doli në treg kënga “Ja ke bo vetes”, në rrjete sociale qarkulloi një video ku të dy shfaqeshin pranë njëri-tjetrit duke buzëqeshur teksa muzika ishte në sfond.

Pas kësaj, të dy morën pjesë në festivalin Kënga Magjike, ku Flori mori triumfin me këngën “Plas” dhe Fifi në duetin me Mc Kreshën u rendit në vendin e tretë.

Pasi u zbulua se ishte fituesi,Flori ia dha përqafimin e parë Fifit. Kjo e fundit, shpërndau vetëm këngën e Florit në rrjete sociale, ndonëse ishte tekstshkruese e disa projekteve të artistëve pjesëmarrës në festival. Ndërsa sot, teksa drekonin bashkë me disa artistë të tjerë, Flori i bëri një video teksa qeshte, të cilën e shoqëroi me një zemër.

Nuk mungoi dhe komenti i këngëtares, e cila shkruajti se ajo e qeshur i dedikohet vetëm atij.

/Ora News.tv/