I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Moderatori Ermal Mamaqi e pyeti kryeministrin se nëse bashkohet Shqipëria dhe Kosova cili do e japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit, Haradinaj apo Rama.

Pa u menduar fare, Haradinaj ngriti dorën dhe u përgjigj se do e jepte ai dorëheqjen shkruan xing.al. “E jap unë. Pse jo”, u shpreh kryeministri i Kosovës duke treguar se është e madhe dëshira për të pasur një komb të bashkuar.