Pak kohë më parë dy moderatorët Ori Nebijaj dhe Isli Islami thanë se në 2020-ën do të rikthehet Big Brother. Por kush do ta drejtojë këtë reality show, Arbana Osmani, apo ndonjë moderator, ose moderatore tjetër?

Në një intervistë për revistën Who, Arbana Osmani është shprehur në mëdyshje për rikthimin ose jo në Big Brother. Ajo tha se, ka dilema për rikthimin e formatit dhe realizmin e tij, në standardet e dikurshme. Moderatorja shprehet e kënaqur nga programi i saj familjar “Dua të të bëj të lumtur”.

“Të them të drejtën nuk e di. Unë kam dilemat e mia për rikthimin e formatit dhe realizimin e tij me standardet e dikurshme. Ka shumë faktorë që më bindin të drejtoj një program të caktuar. Me “Big Brother” këta faktorë nuk i kam vlerësuar akoma.

Besoj që në televizion më shumë se në çdo fushë tjetër, njerëzit që profilizohen në një program të caktuar, për shkak të familjaritetit që fiton programi, kanë më tepër sukses. ‘Dua të të bëj të lumtur’ është një nga programet më të mira dhe më të ndjekura prej 3 vjetësh në “Top Channel”. Unë jam e kënaqur, tv është i kënaqur, audienca gjithashtu, përse duhet të ndryshojmë?”,-tha Arbana./K.C/dritare.net