Është një ndër artistët më të mirë që ka Shqipëria e padiskutim fansat e tij janë me mijëra brenda dhe jashtë Shqipërisë. Me dhjetra hite Alban Skëderaj renditet si një kantautorët që po ruan themelet e muzikës së mirëfilltë me të gjitha komponentët e saj. Për kënaqësië e të gjithë fansave të bashkëshortit të Miriam Çanit dhe babait të Ameli, Bordo ka mbledhur fakte interesante që ndoshta ju nuk i dinit, ose i kishit harruar, rreth Alban Skënderaj.

1. E njohim të gjithë si këngëtari vlonjat, por pakkush mund ta dijë që Alban Skënderaj ka lindur më 20 Prill 1982 në Lushnje.

2. Familja e Alban Skënderaj emigroi drejt Italisë kur ai ishte 14 vjeç. Këngëtari vazhdoi studimet për Hoteleri-Turizëm, por e la përgjysmë pasi kishte pasion shumë të madh muzikën.

3. Kompeticioni i parë që mori pjesë ishte Top Fest dhe u vlerësua me çmim të parë në moshën 23 vjeçare.

4. Alban Skënderaj ka edhe tre vëllezër të tjerë dhe nuk ka motër. Ndonëse publiku njeh si këngëtar vetëm Albanin fakt është që edhe 3 vëllezërit e tjerë kanë lidhje të ngushta me artin. Më i madhi Martini është piktor dhe zotëron ide të fuqishme për artin në përgjithësi. Vëllai i dytë Arbëri është shum i talentuar në fushën e muziëks dhe nëse rrethanat do të ishin ndryshe, ndoshta ai sot do të ishte një kantautor shumë i suksesshëm. Ndërsa vëllai më i vogël Taulanti para pak kohësh publikoi këngën e tij të parë “Brilla”, por ende nuk dihet nëse ai do të vazhdojë këtë rrugë.

5. 11 vite më parë Miriam Cani ka qenë e angazhuar në interpretimin e rolit Roxie Hart në musiçal Çhiçago. Ndërkohë që Albani, një mik i saj ndiqte me endje gjatë shfaqjes dhe pyeste veten nëse miqësia e tyre do të shkonte më tej. Ndoshta nuk e dini por zanafilla e njohjes së çiftit është edhe më herët dhe ‘shkuesi’ është pikërisht babai i Miriamit. “Më thoshte që në Shqipëri është një artist shumë i mirë dhe që do ju shkojnë zërat. E mori në telefon Albanin dhe direkt ma kaloi mua telefonin”: ka treguar disa kohë më parë këngëtarja për njohjen me bashkëshortin e ftuar në programin “Rudina. Ndërkohë takimi i parë i tyre ka qenë në një aktivitet në Zyrih…

6. Propozimi për martesë: Në gjithë historitë e emrave të njohur të showbiz-it shqiptar me siguri propozimi për martesë që i bëri Albani Miriamit do të mbetet ndër më të veçantët. Në thellësi të Oqeanit Indian, të zhytur për të parë bukuritë e nënoqeanit, teksa çifti ishte me pushime pesë vite më parë, ai ka nxjerrë unazën dhe një pankartë ku shkruhej “A do të martohesh me mua?”. Përgjigja sigurisht ishte PO, madje Miriami është shprehur më pas se nga emocionet për pak sa nuk hoqi tubin nga goja, duke rrezikuar edhe të mbytet. Eh, cila nuk do të emocionohej!

7. “Një patriot si Albani vetëm më datë 28 Nëntor do të bëhej baba”: është shprehur Miriam Cani në një intervistë pak pasi çifti mirëpriti në jetën e tyre vajzën e parë Ameli. Vogëlushja erdhi në jetë më 28 Nëntor 2015.

8. 26 qershori i vitit 2017 do të ishte dita më vështirë në jetën e këngëtarit. Nëna e tij humbi jetën si pasojë e një sëmundje të rëndë; humbje të cilën Albani e përjetoi shumë keq.

9. Alban Skënderaj numëron 54 këngë, e pjesa më e madhe e tyre janë kthyer në hite, duke e renditur Skënderajn si një ndër artistët që ka prodhuar më shumë këngë hite në vendin tonë.(Revista Bordo)