Rutina jonë e përditshme nuk është shumë e mërzitshme apo jo? Ne bëjmë kaq shumë veprime të vogla çdo ditë, sa thuajse nuk kemi asnjëherë kohë të mendojmë nëse i bëmë gabim apo jo. Kushtoji rëndësi këtyre gjërave, për të bërë disa ndryshime pozitive në jetën tuaj. 1.Përdorni shumë shampo në dush- Përpiquni të përdorni shumë pak shampo dhe vetëm në zonat e nevojshme, pasi uji me sapun që kalon në trupin tënd është më shumë se i nevojshëm për të qëndruar të pastër.

2.Të punosh pa planifikuar pushimet e vogla- Në kemi kohën tonë më produktive dhe gabimi më i madh është që nuk përpiqemi ta gjejmë atë. Nëse jeni të motivuar dhe të foksuuar nga ora 11:00 deri në orën 13:00, mos e bëni pushimin në orën 12:00. Planifikoni pushimin, që mos të vrasësh produktivitetin. 3.I hidhni vaj ujit të makaronave- Ky veprim do të ndalojë që salca të merret siç duhet nga makaronat. Për të mos i lënë makaronat që të ngjiten, thjesht duhet të hidhni sasinë e duhur të ujit: 1 litër për 100 gramë.

4.T’i thashë duart me letër higjienike- Ne harxhojmë pafund letra higjienike për të tharë duart. Por nëse kujdeseni sadopak për planetin, thjesht shkundini duart tërësisht para se t’i fshini me letër higjienike. 5.Frymëmarrja me gjoks- Fokusohuni në procesin e frymëmarrjes duke përdorur diafragmën, jo gjoksin. Oksigjenimi i duhur ka efekte pozitive në sistemin tuaj nervor, ndihmon në presionin e ulët të gjakut, redukton inflamacionin dhe dhimbjen, përmirëson shëndetin e përgjithshëm fizik dhe mban larg stresin.

6.Larja e dhëmbëve vetëm me lëvizje horiozontale të furçës- Larja e dhëmbëve vetëm me lëvizjet horizontale dhe anashkalimi i pastrimit të dhëmbëve me pe, ndoshta janë gabimet më të zakonshme, por më serioze. Larja e duhur duhet të marrë 2-3 minuta, por për fat të keq shumica prej nesh e injorojnë këtë rregull të thjeshtë.

7.Nisja e ushtrimeve pa nxemje- Kujto: Të ushtrohesh shumë dhe të lësh mënjanë nxemjen dhe pushimet e shkurtra, mund të jetë e dëmshme për trupin tuaj. Është e rëndësishme që të përfshini disa ushtrime nxemje dhe gradualisht të rritësh intensitetin. 8.Të lësh pakot e patatinave hapur- Ka një mënyrë sesi mund t’i mbyllni pakot e patatinave. Kjo metodë inteligjente është frymëzuar nga origami, një art japonez dhe teknikë e palosjes së letrës për të krijuar objekte të ndryshme.