Një film i cili tregon ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore, ka kaluar çdo pritshmëri në Rusi. Projekti kinematografik, vetëm në javën e parë të shfaqjes në kinema arriti të mbledhë 9.8 milion Euro. Ai ka emrin e një tanku sovjetik, “T-34”, i cili ishte simbol i luftës ndaj Gjermanisë naziste.

Në qendër të filmit është një i burgosur, i cili arratiset nga një kamp përqendrimi me anë të një tanku për të shpëtuar jetën e bashkëkombësve të tij. Sipas producentit Aleksei Sidorov, qëllimi i realizimit të këtij produksioni është që të rinjtë mësojnë më shumë rreth luftës.

Shteti rus ka financuar një pjesë të tij. Kjo pasi Lufta e Madhe Patriotike, për vendin rus sidomos për presidentin Vladimir Putin cilësohet një krenari e kombit të tij.