Duke folur në një intervistë për Report Tv, deputeti i PS, Ervin Bushati ka komentuar në lidhje me marrjen të pandehur të Lulzim Bashës për lobimin 675 mijë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes kompanisë offshore Biniata Trade, për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Bushati ka ironizuar Bashën duke thënë se ka qenë në gjumë kur i është ofruar kontrata e lobimit dhe nuk e ka marrë parasyshë se pas kësaj kontrate mund të fshiheshin rusët.

“Ne kemi propozuar një rezolutë, për ndërhyrjen në demokraci nga aktorë të huaj. Kemi mbi 7 rezoluta të KE. Shpresojmë se kjo iniciativë të kthehet në bazë ligjorë që të ndalohen aktorët e huaj. Më vjen keq se një nga këto rrjeta ka ngelur lideri i opozitës në Ekran. Basha ti shpjegojë në prokurori, por edhe në Skoci, e vende të tjera. Jo vetëm në mënyrë të paligjshëm, por edhe nga mënyra se si kanë dalë këto gjëra. Mendoj se ka qenë i përgjumur se tek ai besoj tek patriotizmi. Kontratën e lobimit varet kur ja kanë propozuar dhe ndoshta nuk e ka ditur se ka rus nga pas. Shpresojmë që legjislacioni të jetë një llojë si në Francë si në Gjermani. ” ka thënë ndër të tjera Bushati në një intervistë për Report Tv.

Më 7 nëntor, organi i akuzës ka mbyllur hetimet duke dërguar dosjen në gjykatë, dhe ka njoftuar kryedemokratin për marrjen të pandehur për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampava ose i formularëve” në lidhje me deklarimet e shpenzimeve pranë KQZ, ndërsa akuza e “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, ka rënë.