Agropika Fier, si rezultat i mirëfunksionimit të saj në ofrimin e shërbimeve ndaj fermerëve ka shënuar numrin më të lartë të aplikimeve për programet e mbështetëse.

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR) bën të ditur se, krahasuar me vitin 2018 ku numri i aplikimeve ishte 1200, aplikimet e vitit 2019 u rritën në 1795 fermerë aplikantë.

63% e këtyre aplikantëve përfitojnë subvencione nga fondet shtetërore.

AZHBR bën të ditur se, procesi, i cili është duke vazhduar, synon të përmirësojë jetesën e familjeve dhe të nxisë rritjen ekonomike në zonat rurale.

Agropika, “Dritarja e fermerit”, ofron shërbime për fermerët për fonde mbështetëse, shtetërore apo nga donatorët ndërkombëtar, akses në financë, mbështetje me ekstensione dhe shërbime të tjera. Sot fermerët marrin shërbime në 20 qendra, pothuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë.