Aplikacioni “Stop Informalitet” është gati dhe në ditën e tij të parë kanë mbërritur 59 denoncime. Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama, i cili e ka cilësuar si një super start, teksa u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të denoncojnë të gjitha shkeljet që hasin nga bizneset, që nga mospajisja me kupon tatimor deri tek puna në të zezë.

“59 denoncime deri në orën 13.30 në ditën e parë të aplikacionit të ri! Respekte dhe faleminderit për kontributi. Denoncimet tuaja po ndiqen, një e nga një, në terren nga grupet e gatshme të kontrollit tatimor. Shkarkoje në smartfonin tënd dhe mos i’a përto hiç atij që refuzon të të japë kuponin; atij që të paguan në të zezë apo refuzon të të paguajë sigurimet e shëndetit e të pensionit; atij që të bën konkurencë të pandershme; atij që të vjen për kontroll në biznesin tënd dhe sillet keq apo kërkon rryshfet. Denoncimi yt është i fshehtë dhe konfidencialiteti 100% i garantuar”, shkruan Rama.