Vijon faza e konkursit për 500 vende të lira për Patrullë të Përgjithshme në Policinë e Shtetit. Sot është dita e gjashtë e testimit fizik për të gjithë ata që kanë aplikuar për tu bërë pjesë e Patrullës së Përgjithshëm të Policisë.

Më anë të një postimi në rrjete sociale policia e Shtetit bën me dije se çdo ditë 120 konkurrentë i nënshtrohen testit fizik, ndërsa kjo fazë do të vijojë deri të mërkurën.

“Vijon dita e gjashtë e testimit fizik për 500 vende për Patrullë të Përgjithshme në Policinë e Shtetit. Çdo ditë nga 120 konkurrentë i nënshtrohen testimit fizik. Një proces transparent, i monitoruar dhe çdo konkurrent në fund të çdo ushtrimi njihet me pikët e fituara. Testimi fizik do vijojë deri ditën e mërkurë dhe pas shpalljes së listës fituese do vijojë faza e tretë dhe ajo e testit psikologjik”, thuhet në mesazhin e policisë.