Lulja simbol i Krishtlindjes, e njohur si Poinsettia, është pjesë e çdo shtëpie këto ditë. Nëse ju kanë dhuruar ose keni blerë një të tillë dhe druheni se mund t’ju vyshket deri në periudhën e para festave, lexoni këshillat e mëposhtme: 1.Mos e ekspozoni lulen në temperatura të ftohta, temperatura ideale e dhomës nuk duhet t’i kalojë të 20 gradë Celsius. 2. Ujitja është një tjetër faktor i rëndësishëm që ndikon në jetën e lules së Krishtlindjes, prandaj i duhet kushtuar rëndësia e duhur. Specialistët rekomandojnë që ta ujisni sa herë që vini re se dheu është i thatë dhe ndryshon ngjyrë.

3.Një tregues që duhet mbajtur mend është fakti i zmadhimit të gjetheve: nëse ato rriten mbi 6-8 cm, atëherë bima është në gjendje të mirë dhe vazoja ka ushqim të mjaftueshëm. Në të kundërt duhet të ndërhyni me ushqim të lëngshëm të pasur me azot. Duke qenë një bimë fotoperiodike, pra, që çel me pakësimin e ndriçimit ditor, në radhë të parë, bima duhet të jetë e shëndetshme, me 4-5 degë e shumë gjethe.

4. Nëse keni ndërmend ta zhvendosni në ndonjë vazo tjetër ose ta mbillni, duhet ta prisni deri në një prej nyjave që formohen në kërcell. Futeni për 60 sekonda në ujë të vakët, më pas në ujë të ftohtë dhe mbilleni kur të keni mundësi.