Një ditë e frytshme në punë nis që një natë më parë. Duke kaluar 15 minutat e fundit të ditës ju vendosni për suksesin e ditës së nesërme në punë. Ja lista me 4 hapat që duhet të bëni gjithmonë në 15 minutat e fundit të ditës suaj të punës:

Mos i mbaj sytë tek ora

Gjëja që nuk duhet ët bëni asnjëherë në punë, të shikuarit e orës herë pas here. Kjo ju bën të ndiheni keq deh mos ta keni mendjen tek puna. Nëse ju do e shikoni orën çdo pesë minuta, sigurisht që dita nuk do kalojë aspak dhe ju do tensionoheni kot.

Bëni listën tuaj për ditore për ditën e sotme

Kini të qartë se dita e punës për sot është drejt përfundimit dhe bëni një përllogaritje që arritjeve dhe gjërave që duhet ët bëni të nesërmen, cfarë nuk bëtë mirë sot dhe cfarë duhet ët përmbushni nesër.

Kur hartoni listën tuaj të detyrave, sigurohuni që të shënoni prioritetin kryesor.

Pastroni hapësirën tuaj dixhitale

Pastrimi i hapësirës tuaj digjitale mund të nënkuptojë shumë gjëra të ndryshme. Bëj dy gjëra përpara se të largohesh nga zyra. Kontrollo dhe organizo hapësirën tëndë të kërkimit në google gjithmonë para se ët largohesh nga zyra .

Kontrolli me e-mail është zakonisht gjëja e parë që duhet të bëni kur nisni punën deh kur e lini atë.

Kur e kontrolloni e-mail para se të largoheni, kjo ju mundëson të siguroheni që nuk keni lënë dicka të pa përfunduar veçanërisht kur emailet janë një pjesë e rëndësishme e punës. Sepse ndodh që të kalojnë dy ditë dhe e-mail të mos jenë lexuar.

P.S. Sigurohuni që të pastroni desktopin tuaj, sepse një desktop i çrregullt mund të ngadalësojë kompjuterin tuaj dhe të krijojë më pak produktivitet.

Jini më të qartë në mendjen tuaj, dhe mbani të rregullt tavolinën tuaj të punës

Rrëmuja fizike krijon edhe rrëmujë mendore. Pastrimi dhe organizimi i materialeve tuaja në tavolinën e punës ju lejon që të keni një ditë më produktive dhe më të qetë.

Marrë dhe përshatur nga alwaysunkissed