Pas kryedemokratit, Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama eshte marre dhe me “gafen” e kryebashkiakes se Shkodrës, Voltana Ademi, e cila vjen nga rradhët e PD-së, teksa cilëson 29 nëntorin ditë e zezë. Kryemistrit nuk i ka shpëtuar kjo deklaratë dhe teksa e ndan me ndjekësit në Instagram, nuk kursen edhe ironinë.

“Për Shkodrën 29 nëntori është një ditë e zezë, mjafton që t’i referoni historianëve. Unë nuk jam historiane. Por në atë ç’farë ne bëjmë, përpiqemi t’i referohemi asaj çfarë historianët shkruajnë dhe kanë përcaktuar në historinë e Shqipërisë, pavarësisht se kjo pastaj nuk është referuar në libra dhe do duhet të referohemi”, dëgjohet Voltana Ademi gjatë videos, ndërsa kryeministri e cilëson lajthitje. “Mirë lajthitën, po pse të tërë menjëherë vallë?”, shkruan Rama krahas videos.