Të mësosh diçka të re për veten është gjithmonë interesante dhe e bukur. Dhe të kuptosh psikologjinë e mënyrës se si sillemi, si i trajtojmë të tjerët dhe shprehemi është akoma edhe më e bukur.

Sot kemi mbledhur një listë me faktet më të çuditshme psikologjike të cilat do t’ju ndihmojnë të kuptoni më mirë veten dhe të tjerët:

Çdo miqësi e lidhur mes moshës 18 vjeçare dhe 28 vjeçare është më e fortë dhe jetëgjatë.

Femrat në përgjithësi pëlqejnë meshkujt me zë paksa të ngjirur e të thellë sepse duken më të sigurt dhe jo agresivë.

Ata që ju japin këshilla janë ata që kanë më shumë probleme.

Sa më i zgjuar të jetë një person, aq më shpejt mendon, dhe aq më i shkatërruar është shkrimi i tij.

Emocionet tona nuk ndikojnë në mënyrën se si ne komunikojmë. Përkundrazi, e vërteta është krejt ndryshe: mënyra se si komunikojmë ndikon në humorin tonë.

Mënyra se si një njeri e trajton stafin e një restoranti tregon shumë për karakterin e tij.

Njerëzit të cilët kanë një ndjenjë faji të fortë i kuptojnë njerëzit, mendimet dhe ndjenjat e tyre më mirë.

 

Meshkujt nuk kanë më shumë humor se femrat: ata thjesht bëjnë më shumë shaka pa e vrarë mendjen nëse të tjerët e pëlqejnë humorin e tyre ose jo.

Njerëzit e turpshëm flasin shumë pak për veten, por këtë gjë e bëjnë në një mënyrë që njerëzit i bën të ndiejnë se i njohin shumë mirë.

Femrat kanë dy herë më shumë receptorë dhimbjeje se meshkujt, por kanë tolerancë më të madhe dhimbjeje.

Dëgjimi i muzikës me frekuencë të lartë mund t’ju bëjë të ndiheni të qetë, të relaksuar dhe të lumtur.

Nëse nuk i ndalni dot mendimet gjatë natës, ngrihuni dhe shkruajini. Do të qetësoheni dhe do të flini.

Mesazhet që thonë “mirëmëngjesi” dhe “natën e mirë” aktivizojnë pjesët e trurit përgjegjëse për lumturinë.

Kur bëni gjëra që ju frikësojnë jeni më të lumtur.

Sasia e kohës që një femër mund të mbajë një sekret është 47 orë e 15 minuta.

Njerëzit të cilët përpiqen t’i bëjnë të gjithë të lumtur në fund janë më të vetmuarit.

Sa më të lumtur jemi aq më pak kemi nevojë për gjumë.

Kur mbani dorën e një njeriu të dashur ndieni më pak dhimbje dhe shqetësoheni më pak.

Njerëzit inteligjentë kanë më pak miq. Sa më i zgjuar të jetë njeriu aq më selektiv bëhet.

Martesa me shokun/shoqen më të ngushtë eliminon rrezikun ndaj divorcit deri në 70%, dhe kjo lloj martese mund të zgjasë përgjithmonë

Femrat që kanë më shumë shokë meshkuj janë më në humor të mirë se të tjerat.

Njerëzit që flasin dy gjuhë mund ta ndryshojnë personalitetin e tyre në mënyrë të pavetëdijshme kur ndërrojnë gjuhën.

Të rrish vetëm për një kohë të gjatë është aq e keqe për shëndetin tënd sa ç’është të pish 15 cigare në ditë.

Udhëtimet përmirësojnë shëndetin e trurit dhe ulin rrezikun e infarktit dhe depresionit.

Njerëzit duken më tërheqës kur flasin për gjëra të cilat u interesojnë.

Kur dy persona janë duke folur me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre i largon pak mënjanë këmbët ose njërën nga këmbët e lëviz drejt vetes, është një shenjë mospajtimi, dhe mund të duan të largohen.