Më datën 14 të këtij muaji, moderatorja Jonida Vokshi kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me partnerin Besnik Krapi. Ceremonia u mbajt në një resort luksoz buzë detit dhe të shumtë ishin personazhet VIP të pranishëm në dasmë. Shumë prej tyre ndanë në rrjete sociale momente nga festa e cila zgjati deri në orët e para të mëngjesit dhe u kthye në kryefjalën e mediave.

Ditën e parë si e martuar, Jonida e ka kaluar në praninë e mikeshave të saj, me të cilat ka bërë një “mini-festë” pas dasmës. Ishte Olta Gixhari ajo qe ndau në Instagram një moment mes vajzave, duke shfaqur në video Jonidën. Ato ngrenë dolli duke trokitur gotat me verë, ndërsa moderatorja shfaqet e buzëqeshur në sfond.

Kujtojmë se tashmë që janë kurorëzuar, Jonida do të shpërngulet për të jetuar me Besnikun në Kosovë.