Kryeministri Rama ftoi ditën e sotme në takim, fermerët të cilët protestonin në ambjentet e jashtme të Kuvendit. Rama, fermerët dhe deputeti demokrat, Korreshi kanë zhvilluar një debat konstruktiv në lidhje me akuzat dhe kërkesat e fermerëve. “Ramë dakord që ndryshimi i qasjes së financimit nga qeveria është i duhuri😊”-shkruan Rama.

Takimi:

Debati në Kuvend me një grup fermerësh nga protesta dhe drejtuesin e tyre, kandidat për deputet i PD-së, ishte shumë më konstruktiv e i dobishëm se sa debatet në sallën e parlamentit, ku debatet sundohen nga akuzat, shpifjet e sharjet me natyrë personale☹️
Ramë dakord që ndryshimi i qasjes së financimit nga qeveria është i duhuri😊
Por kemi dallime për mënyrën e re të adresimit dhe për këtë do të takohemi së shpejti me mendje të hapur për të dëgjuar njëri-tjetrin👍
Përgjithësisht duhet ta dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin dhe ky i sotmi është një shembull pozitiv për të gjithë ata që duan t’i zgjidhin problemet, e jo të bëjnë politikë të ulët me problemet🤝