Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu iu ka kujtuar studentëve që të vaksinohen, teksa kanë ngelur pak ditë nga nisja e vitit të ri akademik. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Manastirliu theksoi se java e hapur e vaksinimit në universitete është mundësia për çdo student për të mbrojtur shëndetin e tij

MESAZHI I MANASTIRLIUT
👩🏻🎓 👨🎓 Mjekët dhe vaksinatorët tanë janë në terren, në universitetet publike dhe jo publike, në dispozicion të studentëve pranë fakulteteve ku ata studiojnë, për t’u vaksinuar çdo ditë të kësaj jave, para nisjes së vitit të ri akadamik.
🗓 Java e hapur e vaksinimit në universitete është mundësia për çdo student për të mbrojtur shëndetin e tij, por është edhe përgjegjësi qytetare për mbrojtjen e shëndetit të gjithësecilit, për të hyrë të sigurt në auditore.
#VAKSINOHU
#JetaJoteVLEN ♥️