Tiranë, 17 Tetor – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një postim në facebook ka dhënë lajmin e mirë për ardhjen në jetë të trinjakëve të lindur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Familja e re përfiton menjëherë 360 mijë lekë të reja bonus

Manastirliu shkruan se më shumë se 100,000 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes nga Janari 2019.

Politika sociale e qeverisë e bonusit të bebes u jep familjeve 40,000 leké për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 për fëmijën e tretë.

Postimi i Ministres Manastirliu: Zemra plot për familjen Sallaku dhe gëzim edhe për stafin e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” për lindjen shëndosh e mirë të trenjakëve Amal☀️ Alfio☀️ Amea ☀️

♥️ Familja e re përfiton menjëherë 360 mijë lekë të reja #bonus 🎁

😇 Më shumë se 1️⃣0️⃣0️⃣ 0️⃣0️⃣0️⃣ të porsalindur kanë përfituar #BonusineBebes nga Janari 2019, kur nisi programi ynë universal që mbështet çdo fëmijë që vjen në jetë🙏🏼

#FëmijëttëParët 😍