Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë një takimi me Presidentin e Urdhrit të Mjekut dr. Fatmir Brahimaj, ka vlerësuar bashkëpunimit mes dy institucioneve duken theksuar se qëllimi i përbashkët është fuqizimi i rolit të mjekut.

Manastirliu nënvizon se me përmirësimin e rregjistrit kombëtar, procedurat për licensimin e mjekëve do të lehtësohen.

Postimi i ministres Manastirliu:
🟢 Gjithmonë kënaqësi të takoj Presidentin e Urdhrit të Mjekut dr. Fatmir Brahimaj dhe ekipin e tij, për të forcuar urat e bashkëpunimit mes dy institucioneve dhe për të ndërtuar planet e përbashkëta të punës me qëllim fuqizimin e rolit të mjekut, rritjen e performancës në funksion të përmirësimit të cilësisë së shërbimit për qytetarët🙌🏻

🟡 Diskutuam gjithashtu mbi përmirësimin e sistemit të rregjistrit kombëtar të mjekëve dhe lehtësimin e mëtejshëm të procedurave për licensimin e mjekëve në kuadër të inkuadrimit të shpejtë të mjekëve të rinj në sistem nëpërmjet portalit #MjekëPërShqipërinë.

#SkaKohëPërPushim🏃‍♀️