Shqipëria ka dënuar sulmin terrorist të ndodhur sot në aeroportin e Kabulit. Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet ndër të tjera se lutjet tona shkojnë për për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre.

Xhaçka thotë se Shqipëria mbetet e përkushtuar për të garantuar jetën e sigurinë e aleatëve afganë. “Unë dënoj me fjalët më të forta sulmin e tmerrshëm terrorist në aeroportin e Kabulit. Zemrat tona dhe lutjet tona 🙏 shkojnë për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre. Ne mbetemi të përkushtuar për të garantuar jetën dhe sigurinë e të gjithë aleatëve tanë afganë,” ka shkruar Xhaçka.