Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor informon se drejtuesit e automjeteve mund të kontrollojnë pikët e patentës në E-Albania. “Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë drejtuesve të automjeteve për t’u informuar online mbi gjendjen e pikëve të lejedrejtimit. Sjellja juaj në timon, në qarkullim reflektohet në pikët tuaja, të cilat ju pakësohen kur procedoheni për kundravajtje ose ju rriten kur jeni korrekt!” njofton DPSHTRR. KUJDES: Me ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, heqja e të gjitha pikëve ju çon në Autoshkollë për riedukim si drejtues mjeti! Hapat që duhet të ndiqni: Identifikohuni si qytetar në portalin e-albania; Zgjidhni rubrikën “Transport dhe Automjete”; Zgjidhni shërbimin “Pikët e Drejtuesit të Mjetit” -Klikoni butonin “Përdor” për të shfaqur informacionin për pikët e drejtuesit të mjetit. Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën: [email protected]