Kryeministri Rama ka publikuar grafikun në të cilin, Shqipëria renditet vendi i parë në vaksinimin e qytetarëve kundër Covid 19. “Nuk ka nder më të madh për mua se udhëheqja e kësaj lufte për ju e me ju”- shkruan Rama përkrah fotos.

Postimi i plotë:

Nuk ka nder më të madh për mua se udhëheqja e kësaj lufte për ju e me ju❤️dhe nxjerrja së afërmi e Shqipërisë përtej tunelit të pandemisë, më shpejt se shumë të tjerë në Europën ku jetojmë🙏