08 Prill- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se deri tani janë vaksinuar 25.720 arsimtarë. Në një postim në Twitter, Manastirliu shkruan se me vaksinimin masiv, çdo ditë e më tepër i afrohemi dritës në fund të tunelit.

“Vijojmë pa u ndalur me planin tonë të vaksinimit masiv🙌🏼 Çdo ditë e më shpejt jemi duke iu afruar dritës në fund të tunelit. #ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan Manastriliu. Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total  232,556 doza të vaksinës antiCOVID19 për qytetarët.