Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se 400 infermierë, aplikues të rinj në portalin “Infermierë për Shqipërinë” dhe nga Forcat e Armatosura, po trainohen për fushatën e vaksinimit masiv anti-COVID.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Manastirliu bën me dije se më pas këta infermierë do shpërndahen në të gjithë Shqipërinë, si pjesë e një misioni të madh në shërbim të jetës. “400 infermierë, aplikues të rinj në portalin “Infermierë për Shqipërinë” dhe nga Forcat e Armatosura, po trainohen për fushatën e vaksinimit masiv antiCOVID, për t’u shpërndarë më pas në të gjithë Shqipërinë, si pjesë e një misioni të madh në shërbim të jetës. #ShqipëriaBuzëqesh🌼“, shkruan Manastirliu.